Tensionet e shënuara para Kuvendit kanë sjellë edhe reagimet e para. Presidenti Ilir Meta kërkon shmangien e incidenteve.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve,” shkruan Meta.
Kurse Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj akuzon protestuesit.
“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit.
Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit,” shkruan ai në rrjetet sociale.