Aktualitet

Meta: Bëni kujdes, në këtë moment mund të lëvizin shumë mandate














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:47 - 30/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta tha se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht se Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit, duke siguruar 74 mandate.






Në një deklaratë për media në mbyllje të procesit të numërimit të votave, kreu i shtetit tha para gazetarëve se konferencën e fundit në Presidencë do ta mbajë më 24 korrik 2022, ndërsa shtoi se tani vëmendja duhet të jetë vetëm te mbi 83 mijë votat e pavlefshme.


 





I pyetur nga paralajmërimet e mazhorancës për shkarkim nga posti i Presidentit, Meta tha se vëmendja e të gjithëve duhet të jetë te procesi zgjedhor, pasi sipas tij në këtë moment mund të lëvizin shumë mandate.



“Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen tuaj nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme dhe që nga pamjet filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme, se nuk ka statistikë në botë që e justifikon këtë, kur e dini mirë që diferenca është shumë e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate këtu. Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu. Po të ishte për këto histori, kishte ikur 100 herë Ilir Meta nga Presidenca, por më 24 korrik 2022 këtu do ta bëjmë konferencën e fundit. Mos u përqendroni as te dorëheqjen, as te tërheqjet, vetëm këtu, të respektohet çdo votë. Nga ky moment të kenë shumë kujdes, asnjë kuti të mos ndërrohet, asnjë përpjekje për të mbuluar krimet të mos bëhet”.

Lexo edhe :  Akuzat e Bashës, Rama: Humbësit le të merren me ne, dora jonë e shtrirë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas