Presidenti Ilir Meta deklaroi nga Korça, se pasi të largohet nga posti i presidentit, do të nisë betejat e vërteta në politikë.
“S’kam unë asnjë premtim për të bërë se nuk marrë pjesë dhe as nuk kam marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. As nuk kam ndërmend të marr pjesë në këto të 6 marsit. Në zgjedhjet më të para, pasi të heq këtë kostumin e presidentit dhe t’ia jap Toninit do më keni në beteja të vërteta”, u shpreh ai.
Presidenti nënvizoi se nuk “është nga ata që shet ndeshjet dhe nuk e tradhton kurrë popullin shqiptar”.
Kreu i shtetit komentoi edhe zgjedhjet e 25 prillit, teksa e quajti ndeshje e shitur.