Kryesore

Meta çon në Kushtetuese padinë e dytë kundër shembjes së Teatrit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:11 - 14/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta përmes këshilltarit të tij Bledar Dervishaj dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë e dytë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.


Kreu i shtetit kundërshton vendimin e qeverisë së pak ditëve më parë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak të ditës së nesërme për ta shembur.


Kjo është padia e dytë që Ilir Meta dorëzon në Kushtetuese kundër shembjes së teatrit, teksa e para ishte kundër ligjit special për ta ndërtuar me PPP-së, por që më pas qeveria u tërhoq duke deklaruar se do të ndërtohet nga buxheti i shtetit.


Në datë 8 maj, qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri me standarde moderne dhe bashkëkohore.


Presidenti Meta, opozita dhe Aleanca për Teatrin reaguan duke e kundërshtuar ashpër, por kryeministri Edi Rama tha dje se nuk bën asnjë hap pas, po ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

LEXO EDHE: 

Burime të Mapo: Presidenti bllokon nesër Teatrin, në Kushtetuese


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas