Aktualitet

Meta dekreton ligjin për “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, të mos zvarritet zbatimi nga Këshilli i Ministrave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:38 - 11/08/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.


Meta Shprehet se ky ligj është me rëndësi themeltare për Shqipërinë dhe të nisë menjëherë zbatimi i tij, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave.


“Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i  Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.


Njoftimi i presidencës së Shqipërisë:


Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i  Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparence, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Nr. Dekretit 11592

Tiranë, më 10.08.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META


Etiketa: , , ,

Pas