Aktualitet

Meta dekreton pa vonesë emërimin e Çuçit dhe Ikonomit për ministër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 17/12/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta dekreton emrat e Bledi Çuçit dhe Milva Ikonomit, për të qenë në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Bujqësisë.  






Kreu i shtetit ka dekretuar menjëherë ndryshimet në qeveri, pa u bërë pengesë për propozimet e kryeministrit Rama.


Ashtu sikundër paralajmëroi një ditë më parë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Meta dekretoi mesditën e sotme emrat e dy ministrave të rinj – Bledi Çuçi dhe Milva Ikonomi.





Bledi Çuçi u propozua nga kreu i qeverisë për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, të nxitur nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.



Ndërsa Milva Ikonomi u propozua për postin e Ministres së Bujqësisë, për të zëvendësuar Çuçin.



Gjithashtu me propozim të kryeministrit, Meta dekretoi shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas