Presidenti Ilir Meta ka kërkuar takim me Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, pas zhvillimeve të fundit politike, ku marrëveshja e 5 qershorit për zgjedhjet po vihet në dyshim.
Takimi pritet të mbahet sot në orën 11:00.
Tema kryesore besohet se do të jete iniciativa tashmë e miratuar në komisionin e ligjeve, për ndryshimet kushtetuese që sjellin sistem të ri zgjedhor, ndalojnë koalicionet me motivin e hapjes së listave.
Ndryshime këto që bien ndesh me përmbajtjen dhe frymën e marrëveshjes politike të 5 qershorit mes opozitës dhe qeverisë, marreveshje e mbeshtetur nga SHBA dhe BE.