Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të poetit të njohur vlonjat, Lefter Çipa.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan krahas ngushëllimit për familjarët dhe komunitetit nacionalist të fshatit Pilur se, është humbje e madhe që u nda sot prej nesh legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare.
“Dhembje e trishtim nga lajmi, që nuk do donim ta merrnin kurrë, legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Nderi i Kombit, Lefter Çipa, u ndaj sot prej nesh.
Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë.
Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve.
Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton kënga, i jeton shpirti kuqezi! I paharruar kujtimi i tij!”, – shkruan Meta.
Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”: