Presidenti Ilir Meta ka dhuruar gjak në spitalin e Kavajës dhe u ka bërë apel qytetarëve që në këto momente të vështira për mbarë shoqërinë tonë të dhurojnë gjak, pasi kjo nuk lidhet me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia COVID-19.
Postimi i Metës:
Mirënjohje Bashkisë Kavajë dhe qytetarëve të saj të mrekullueshëm, të cilët me zemër të madhe ju përgjigjën sot vullnetarisht apelit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Akti i tyre human dhe solidariteti në këto momente të vështira për mbarë shoqërinë tonë, është një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi.
Dhurimi i gjakut nuk lidhet me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia COVID-19, ndaj i inkurajoj të gjithë, në veçanti të rinjtë të udhëheqin dhe ta mbështesin vullnetarisht këtë kauzë humane.
Etiketa: dhurimi i gjakut, Meta