Aktualitet

Meta do nisë konsultimet me partitë për datën e re të zgjedhjeve






               Publikuar në : 09:57 - 12/06/19 |
mapo.al

Ndërsa Kryeministri Edi Rama thotë se do të mbajë zgjedhjet lokale më 30 qershor, Presidenti Ilir Meta pasi zhdekretojë këtë datë, do të ndërmarrë një hap tjetër. Ai pritet të nisë takimet me kryetarët e partive të djathta për të caktuar një datë të re për zgjedhje lokale.


Burimet pranë Presidencës thanë se “Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para zhvillohen sot në ora 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendres së Djathtë”.

Po sipas këtyre burimeve, takimet nisin fill pas vizitës në Kosove ku Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.


Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas