Presidenca ka lajmëruar se sot dorëzohet kallzimi në SPAK, për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn. Meta e akuzoi Gjonajn se ka shpërdoruar detyrën duke urdhëruar publikimin në Fletoren Zyrtare, për emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Meta do ta dorëzojë personalisht kallëzimin në SPAK.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit“, – thotë zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.