Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk i ka kursyer akuzat për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Madje, në një intervistë për Fax News, Meta tha se informacionet e Bashës ishin ato që mund të kenë pasur vlerë për amerikanët.
“Unë mendoj dhe për çështjen e zotit Berisha nuk duhet kërkuar përgjegjësia thjesht tek Sorosi, ai ka interesat e veta që ato dihen. Nuk duhet kërkuar as tek Edi Rama, sepse dhe ai ka interesin e vetë.
Ne e kemi të qartë, edhe unë e kam të qartë, këtë gjë si drita e diellit që treçereku i dosjes është bërë me informacionet e kryetarit që e la. Sepse ai për çdo gjë e ka transformuar fajin apo përgjegjësinë.
Më 9 shtator që na përloti të gjithëve për atë vlerësimin që kishte për doktorin, për udhëheqësin historik. Por po ta shikojmë pastaj me gjithë qëndrimet e tjera që ai doli, duke filluar nga akuzat për vitin 1997 e të tjera, kuptohet qartë gjithçka.
Problemi është që ai tjetri nuk të beson shumë kur shikon se dosjen ta bën kundërshtari politik. Por, kur i bën njeriut yt atëherë ato që shkruhen aty merren si të besueshme, sepse na i ka thënë dikush që mendohet se është i besueshëm” – tha Meta që shtoi se për Bashën tani ndjen vetëm keqardhje.