Kryesore

Meta: Drafti i opozitës i hap listat 100%, rrëzimi i 5 qershorit atentat ndaj demokracisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 28/09/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pasi Opozita e Bashkuar dërgoi në Këshillin Politik draftin e saj për Reformën Zgjedhore.



Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kreu i shtetit thekson se propozimi i opozitës hap 100% listat e kandidatëve si dhe respekton marrëveshjen e 5 qershorit.


Meta paralajmëron mazhorancën se “çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit”.



Deklarata
Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje.
Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.


Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja. Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Lexo edhe :  108 vjet nga krijimi i FA/ Meta: Modernizimi i ushtrisë shqiptare, domosdoshmëri

Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve. Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.

Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit.

Koha për reflektim!


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas