Aktualitet

Meta: Duhet ndryshim! Shqiptarët po braktisin vendin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:22 - 17/09/19 |
ro ot

Presidenti Ilir Meta reagoi një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor. Ai shkruan se popullsia po tkurret dhe shkollat po braktisen. “Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social”, shkruan Meta, teksa bën thirrje për ndryshim.


Statusi i plotë i Presidentit që merr shkas nga një kronikë e Zërit të Amerikës:


Të dashur miq,


Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.


Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.

Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.

Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.

Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!

Shkrimi i Zërit të Amerikës:

Në Shqipëri zona të tëra, jo vetëm malore, por edhe afër qyteteve, po vijojnë të braktisen nga popullsia, ndonëse kanë pasuri dhe investime të mëdha të vetë individëve.

Fshati “Andon Poçi” në Gjirokastër pak vite më parë numëronte rreth 40 biznese dhe 700 banorë, por tani ka vetëm një biznes dhe rreth 80 banorë.

Sipas banorëve arsyeja e mbylljes së bizneseve prodhuese është mosmbrojtja e prodhimit vendas përmes politikave qeveritare. Disa ferma blektorale, të përpunimit të qumështit, madje edhe njësi për riciklimin e mbetjeve që u hapën pas viteve nëntëdhjetë në fshatin “Andon Poçi” tashmë janë mbyllur dhe sipërmarrësit janë larguar sërish në emigracion.

Vilat e banimit në vlerën e disa qindra mijë dollarëve, pothuasje janë braktisur, ndërsa banorët thonë se të rinjtë nuk kthehen për të jetuar në fshatin ku investuan kursimet e emigracionit.

Sipas banorëve, zona megjithëse ka pasuri të mëdha po braktiset prej mungesës së sigurisë për të ardhmen. Ky fshat në Luginën e Drinos është edhe nga zonat e rralla në Shqipëri ku një pjesë e madhe e banorëve vuajtën burgjet dhe persekutimet e regjimit komunist.

Një memorial në qendër të fshatit përkujton dhjetëra persona, familjet e të cilëve u interrnuan dhe u persekutuan në kampet që regjimi komunist ngriti në zona të ndryshme të Shqipërisë.

 


Etiketa: , , , , , , ,

Pas