Aktualitet

Meta e ftoi në takim, Rama në pishinën pranë Presidencës






               Publikuar në : 09:53 - 27/06/19 |
mapo.al

Katër ditë para 30 qershorit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur lëvizjet për gjetjen e një rrugëzgjidhje për krizën politike që po kalon vendi. Prej orës 5:00 të mëngjesit, kreu i ahtetit ndodhet në Presidencë. Sot në orën 09:00 Meta priti në takim kryetarin e PD, Lulzim Basha. Meta ka thënë që është edhe në dispozicion të Ramës, deri në orën 13.00.


Në të njëjtin orar kur zhvillohej takimi i Bashës me Metën, fare pranë Presidencës ishte kryeministri Edi Rama. Mësohet se kreu i qeverisë ka qenë duke notuar në ambientet e një Qendre Sportive, te ambientet e ish-hotel Sheraton, aktualisht MAK Albania. Besohet se ky është një rit i përditshëm i kryeministrit, për shkak të problemeve me nervin shiatik.

Por një ditë më parë Rama iu përgjigj negativisht ftesës së Metës për takim, duke e jusifikuar këtë se ishte në fushatë dhe nuk kishte kohë. Mirëpo, siç duket edhe nga këto pamje të eskortës së tij, deri në orën 09:05 minuta, kryeministri ka qenë vetëm pak metra larg Presidencës, jo i zënë me fushatë.


Eskorta e Ramës duke u larguar nga MAK Albania (Ish-sheraton)

LEXO EDHE:

https://gazetamapo.al/takimi-zyrtar-me-meten-basha-mberrin-ne-presidence-ne-oren-0900/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas