Aktualitet

Meta nuk ndryshon qëndrim: Opozita u nxitua me djegien e mandateve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:31 - 28/05/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka deklaruar se Shqipëria është në një krizë politike dhe për këtë opozita ka bërë disa hapa të nxituar. Sipas Metës, opozita nuk ka vepruar drejtë në vendimin për djegien e mandateve. Po ashtu presidenti deklaron se edhe mazhoranca nuk duhet t’i kishte zëvendësuar aq shpejtë mandatet që lanë bosh partitë opozitare.






“Ndërkohë që fton të dy palët që të gjejnë gjuhën për të zgjedhur këtë ngërç.Nuk është situata më e mirë që duhet të ishte Shqipëria , kjo në radhë të parë përsa i takon objektivave të vetë Shqipërisë, edhe në raport me procesin e integrimit europian, përderisa synojmë çeljen e negociatave dhe procesi duhet të kishte ndodhur dy vjet para dhe është tepër i rrezikuar aktualisht, për shkak të një stanjacioni dhe një situate tepër ndarëse të brendshme.


Opozita sikurse ju e dini, ka bërë një veprim tepër të nxituar dhe të papranueshëm siç ishte ai i djegieve të mandateve. Por, për fat të keq mazhoranca gjithashtu, ka bërë një veprim të nxituar për shpejtimin për zëvendësimin e këtyre mandateve. Ndërkohë, ka patur dhe ka një kohë relativisht të gjatë gati 30 ditë, për të shqyrtuar mandatin e çdo deputeti, kohë që mund të ishte shfrytëzuar për të evituar një situatë edhe më të përshkallëzuar se, kjo që paraqitet sot. Jemi në një situatë ku të dyja palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të gjejmë rrugën e duhur për të shkuar drejt zgjedhjeve demokratike, sepse kjo është e panegociueshme si kriter bazë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Besoj është bërë e qartë edhe nga përfaqësues ndërkombëtar, sidomos nga drejtues të fraksionit kryesor në Bundestagut të CDU/CSU që, zgjedhjet pa opozitën janë zgjedhje problematike, përsa i takon aspektit demokratik dhe Shqipëria, ka nevojë për stabilitet demokratik. Në këtë drejtim unë, shpresoj në një reflektim të të dy palëve dhe në një përgjegjshmëri të lartë. Për fat të mirë, protesta e fundit e opozitës, ishte tërësisht paqësore dhe shpresoj që, kjo të ketë ndikimet e saja në përshpejtimin e një zgjidhje”, u shpreh kreu i shtetit.



LEXO EDHE:



Meta zbardh bisedën me Ramën: Çfarë i thashë për Kosovën

1


Etiketa: , ,

Pas