Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën në postin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kreu i shtetit ka shkarkuar nga detyra kryeministrin Edi Rama, i cili mbante këtë post më parë. Ai e mori këtë detyrë pasi Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër të jashtëm.
Xhaçka gjithashtu është shkarkuar nga posti i ministres së Mbrojtjes, duke u zëvendësuar nga Niko Peleshi.
Ndryshimet në qeveri erdhën pas dorëheqjes së parevokueshme të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Kujtojmë që mpresidenti Ilir Meta refuzoi dy vite më parë të firmosë emërimin e Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, duke e lidhur këtë me një sërë arsyesh, ndërsa dekretoi kryeministrin Edi Rama si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Detyrë të cilën Rama ia delegoi Cakajt.
Motivet e dorëheqjes së Gent Cakajt janë të paqarta.
Në letrën e tij publike ish-ministri nga Kosova pohonte se nuk kishte në plan të angazhohej në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me logon e PS, ndërsa thekson se gjatë drejtimit të Ministrisë së Jashtme prej tij, u shënuan disa arritje, ndër to edhe çelja e negociatave me BE, pavarësisht se nga ana e Brukselit nuk ka një vendim të kësaj natyre.
Ndërsa mbledhja e Konferencës së parë Ndërqeveritare u shty për në vitin 2021.