Sot është 554 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, Prijësit të madh arbnor!
Rrjetet sociale janë plot me dedikime për heroin tonë kombëtar, burrin që na bëri krenar brez pas brezi, që na kujton se, kur lufton për Liri, asnjëherë nuk je i vogël, asnjëherë nuk je pak.
Edhe Presidenti Meta ka shpërndatë një dedikim:
“🇦🇱 Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.