fbpx

Aktualitet

Meta heq dorë, çon këshilltarët para Komisionit të Venecias






               Publikuar në : 16:20 - 10/10/19 |
mapo.al

Komisioni i Venecias do të shprehet nesër në mënyrë përfundimtare lidhur me dekretin e Metës për 30 qershorin. Por edhe pse ishte zotuar se do të shkonte vetë përpara komisionit, Presidenti i Republikës ka hequr dorë, dhe ka dërguar 3 këshilltarët e tij, të cilët do të përballen me 3 deputetë të Partisë Socialiste.


Këshilltarët e Presidentit do të paraqesin 10 pyetje shtesë për komisionin, duke kundërshtuar opinionin paraprak të Venecias që thoshte se Meta kishte tejkaluar kompetencat duke anuluar datën e zgjedhjeve.



Presidenca synon që Venecia të mos e miratojë rekomandimin këtë të premte, por ta shtyjë në një sesionin tjetër.

Socialistët do të paraqesin disa komente mbi opinionin paraprak, duke kërkuar që Venecia ta shpallë vendimim këtë mbledhje.

Kujtojmë se ekspertë të Komisionit të Venecias erdhën në Shqipëri në fillim të  shtatorit me ftesë të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Mazhoranca kërkoi ndihmë nga Venecia para se të vendosë ti propozojë Parlamentit shkarkimin e Presidentit. Hendeku mes socialistëve dhe Metës u thellua kur ky i fundit vendosi të nxjerrë një dekret për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit.


Etiketa: , ,

Pas