Kryesore

Meta i ashpër: Të gjithë e dinë fatin e “pengmarrësit të autobusit”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 18/09/20 |
mapo.al

Me tone të ashpra presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se vendimmarrja e tij është kundër interesit kombëtar.


Situatën politike në vend kreu i shtetit e krahasoi me “pengmarrjen e një autobusi”. Indirekt duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, Meta tha para gazetarëve se “të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit, kur ai nuk pranon të vendosë kontakte dhe të shpëtojë pengjet“.


“Qëndrimet e Presidentit kanë qenë të gjitha të qarta, se çfarë do të bëjë mazhoranca, është puna e saj dhe unë s’i pengoj dot të bëjnë vendime të marra. Por që vendi të merret peng dhe e ardhmja evropiane të merret peng për shkak të një bande oligarkësh, banditësh, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Kam qenë dhe kryeministër dhe jam ndeshur me situata të vështira. Ju e dini që kur një person merr peng një autobus, përpiqesh të vendosësh me të një kontakt që të shpëtojnë të gjithë, edhe qytetarët, por edhe pengu mos të ketë fat të keq. Por kur rrezikohen të gjithë qytetarët, pastaj merren vendime të forta dhe askush nuk do ta ketë fajin, nëse do të ketë të zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikohet populli.


Nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Metës, as të Ramës apo Bashës, Shqipëria ka qenë përpara nesh dhe do të mbijetojë sërish. Nuk do të ketë lojëra, nuk do të ketë më as marrëveshje kundër zgjedhjeve, është vetëm marrëveshja e 5 qershorit, dhe e vetmja gjë që i shtohet është hapja e listave 100%. Tani do të iki në Dibër, në vendlindjen e Elez Isufit, që gjithë jetën e tij luftoi kundër gjithë pushtuesve dhe ta dinë të gjithë që ky është një vend që pas 25 prillit do iu takojë gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kurrsesi një kaste të papërgjegjshme”, tha Meta.


Kjo ishte konferenca e parë e presidentit përpara mediave që prej nisjes së sezonit të ri politik.


LEXO EDHE: 

Paralajmërimi i fortë i Metës: Le ta provojnë po të duan dhe e shohim se kush e shkarkon njëri-tjetrin

A do të japë dorëheqje pas 25 prillit? Ja si përgjigjet presidenti Ilir Meta


Etiketa: , , , ,

Pas