Nje ditë pasi u mor në pyetje nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta nëpërmjet “Facebook” i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama dhe ka shprehur kënaqësinë që një ditë më parë u rikthye në Kuvend, e në veçanti që takoi dhe shkëmbeu disa mendime me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Një mesazh shumë domethënës Meta e ka për përfaqësimin në Kuvend, duke nënvizuar se “cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96.”-shkruan Meta në Facebook.
Statusi i plotë i Metës
Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.
Etiketa: cilesi, facebook, Gramoz Ruçi, Ilir Meta, reagime