Aktualitet

Meta i përgjigjet ambasadores amerikane për lojërat me reformën në drejtësi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 22/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta në komunikimin me median, u pyet për deklaratën e ambasadores amerikane, e cila ka thënë se nuk mund të ketë lojëra me reformën në drejtësi. Kreu i Shtetit, tha se është dakort, që lojërat me drejtësinë duhet të marrin fund, pasi sipas tij, po kalojnë 4 vite, dhe ende nuk ka një produkt konkret.


Më herët, Meta tha se KED ka bllokuar organet e reja, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Ai përmendi se janë  mbi 36 mijë dosje stok në Gjykatën e Lartë.


Maskat e reformës në drejtësi, kanë rënë tha Meta.


Ai shtoi se nuk po bën asnjë pakt apo negociatë, por theksoi se është vetëm platforma e tij që sot e prezantoi edhe vetë në publik.


Presidenti bëri të ditur se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi, e cila sipas tij është bllokuar dhe po mbahet peng nga njeriu më i pushtetshëm në vend, që është edhe burimi më i madh i thashethemeve.

Ilir Meta u shpreh se kushtet për integrimin sa vijnë e shtohen, dhe se Shqipëria nuk po bën asnjë hap përpara. Ai theksoi se Edi Rama nuk po mban asnjë përgjegjësi për integrimin.

Presidenti kujtoi se reforma kushtetuese për drejtësinë e para 4 viteve, me unanimitet të plotë, u arrit falë insistimit të tij në atë kohë si Kryetar Kuvendi.

 

LEXO EDHE:

LIVE- Meta prezanton planin me 14 pika: Nuk kam marrë asnjë përgjigje prej 8 Prillit


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas