Aktualitet

Meta i përgjigjet Denajt: Për pandeminë vetëm 0.86% e PBB, për koncesionet 49.8%








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:46 - 15/12/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta reagoi pas konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Arben Ahmetaj e Anila Denaj, ku u dhanë shpjegime për buxhetin e vitit 2021.



Gjatë konferencës, ministrja e Ekonomisë Denaj iu përgjigj kreut të shtetit, i cili e ka kthyer në Kuvend pr.ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.


Për ministren, synimi i këtij buxheti është “rimëkëmbja me objektiv rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve, rritjes së pagave në shëndetësi e arsim dhe rritje të investimeve publike në infrastrukturë”.



Por kreu i shtetit në reagimin e tij në rrjetet sociale, e vë theksin tek vlera e PPP-ve, që sipas tij në 2021 arrin në “49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.



Teksa bën paralelizmin me luftën kundër COVID-19, Meta thotë se në buxhet për këtë është parashikuar “0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Lexo edhe :  Dita përkujtimore e Skënderbeut - Ilir Meta: Ylli polar i kombit shqiptar

“Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan kreu i shtetit.

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas