Aktualitet

Meta i përgjigjet Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë ku kurdisesh për t’i përçarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 20/04/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministri Rama, i cili tha se po e politizon ngjarjen e Kavajës ku u plagos sekretari i PD Bledar Okshtuni. Meta i thotë Ramës se shqiptarët e dinë shumë mirë se ku kurdiset për t’i përçarë






“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt? M


e Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë”, shkruan Meta.





Gjithashtu Kreu i Shtetit shprehet se kryeministri Rama do të marrë përgjigjen më 25 prill nga vota e shqiptarëve, ndërsa shton:” “Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri! Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian! Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”



Reagimi i plotë:



Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat?

Lexo edhe :  Rama: Përmbushëm detyrat por s’jemi gati për në BE, Europa hipokrite

Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral?

Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?

Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?

Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!

LEXO EDHE: 

“Kavaja”/ Rama: Politizimi i ngjarjes plagos shoqërinë, Meta po nxit përplasje

1


Etiketa: , ,

Pas