Kryesore

Meta i përgjigjet Ramës: “Gruaja e Bilalit” ia ka marrë dorën pagesave në të zezë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 03/10/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama vijojnë replikat në distancë, ndërsa nuk kursejnë as ironitë apo dhe fyerjet në adresë të njëri-tjetrit.



Pas akuzave të Ramës se Metaka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin”, vjen reagimi i fortë nga Presidenca.


Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale se “Profeti i Kokoshkave po i përdor Fake News-et për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar”.



Reagimi i zëdhënësit të Metës
“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.


Lexo edhe :  Të rejat nga fronti i perëndimit: Përpara me Bashën ose hapa pas me Ramën

Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar. 


Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zezë prej katër vitesh.

Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian. 

LEXO EDHE: 

Rama sulmon Metën: Paguan para të zeza për të përhapur shpifje kundër vendit


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas