fbpx

Aktualitet

Meta i përgjigjet Ramës: Jam fleksibël, e rishikojmë 13 tetorin





               Publikuar në : 11:18 - 18/07/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta reagoi një ditë pasi Kryeministri Rama tha se nuk e njoh 13 tetorin si datë të zgjedhjeve lokale. Meta tha se zgjidhja e krizës duhet të ndodhë përpara 18 tetorit kur merret vendimi për negociatat. Sipas tij data 13 tetor mund të negociohet dhe për këtë e pret me padurim Ramën.


“Kryeministri ndoshta e percepton si datë tersi 13 tetorin dhe dua ta siguroj atë dhe të gjithë se e vetmja datë që s’mund ta ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët është 17-18 tetori, kur udhëheqësit e BE do të vendosin për negociatat me Shqipërinë. Të gjithë e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, vendimi për negociatat u shty për në vjeshtë.



Është e domosdoshme që të jemi të përgjegjshëm përpara shqiptarëve, të paktën unë si President, por edhe zoti Rama si kryetari i qeverisë dhe mazhorancës aktuale, Basha si kryetar i opozitës se nëse përpara kësaj date nuk arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse ose për të gjetur një formulë për zgjidhjen e krizës, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm.


Në vend që të gjejmë një zgjidhje sa më parë, që kur më 10 qershor firmosa dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit, të mos humbasim asnjë sekondë nga sot e në vazhdim. 17-18 tetori do ikë dhe do vijë 19 tetori dhe pas kësaj datë shqiptarët nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt. E vetmja datë që nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Së dyti jam fleksibël, nëse i ka dalë ters në filxhan, i premtoj se mund të caktojmë datë tjeter për zgjedhjet lokale. E pres me padurim zotin Rama, që t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje”, tha Presidenti Meta nga Xhafzotaj e Durrësit.

 


Etiketa: , , ,

Pas