Kryesore

Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Presidenti është armik i oligarkisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:56 - 22/02/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta zgjodhi t’i kthejë përgjigje nga Vlora akuzave të kryeministrit se ai ikën natën dhe bën takime të fshehta në funksion të mbledhjes së votave për LSI. 





Ai u ndal në një shkrim konkret në media, duke ftuar gazetarët të shkojnë dhe të verifikojnë se personat në foto me të janë banorë të Selenicës të cilët i kishin kërkuar takim lidhur me anulimin e projektit për rrugën.


Kreu i Shtetit tha se është i habitur nga deklarata e Kryeministrit, i cili tha se Presidenti ka “ikur nga trutë e kokës”. Ai garantoi qytetarët se pas 25 prillit, Shqipëria do të jetë e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve.




“Meqë ata thonë shkon natën, thashë të vi dhe një herë ditën dhe pa perënduar dielli në Vlorë dhe ishte një pamje e mrekullueshme. Gënjeshtra që është shndërruar në sistem në vendin tonë, dhe akoma më shumë në Vlorë, duke ta marrë përgjigjen ballore. Ju këtu keni një shkrim të sotëm “Ilir Meta takime të fshehta në Vlorë për të nxjerrë nga llumi LSI”. Këta janë banorë të komunitetit të Selenicës që kërkuan takim me Presidentin se i mashtronte qeveria.


Pasi u njoha me këtë shkrim mashtrues bëra një reagim zyrtar paradite duke nxjerrë fakte të mashtrimit skandaloz jashtë çdo etike profesionale.Përveçse nuk jam shumë i habitur nga reagimi i botuesit të lajmit, ajo që më habiti ishte deklarata e Kryeministrit që Presidenti ka ikur nga trutë. Unë po ua lë juve këto foto dhe shkoni t’i verifikoni për këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarki i Shqipërisë.


Dua ti them atij dhe gjithë të tjerëve që sa herë të më përmendë apo të gënjejë nga Vlora përgjigjen do ja jap nga Vlora. E meriton Vlora, e meriton Selenica që mos t’i mashtrojnë siç bënë për rrugën. Janë këta që jo vetëm, e tradhëtuan projektin që integronte Selenicën, u tallën dhe kërkojnë ta mashtrojnë me një asfalt ekektoral.

E dini që Presidenti ka ardhur në mes të ditës në Radhimë, që kishin shqetësime real. Presidenti nuk ka ikut natën në Vranisht, ka ikur ditën dhe do të shkoj prapë se e di që i kanë kërcënuar banorët. Të vijë dhe Damiani herën tjetër. Dua t’i siguroj nga Vlora se në 25 prill Shqipëria do t’u takojë shqiptarëve dhe jo oligarkëve, ky është angazhimi im nga Vlora”, u shpreh Meta

***

Lexo edhe :  Inspektimi - Rama në xhaminë e Et’hem Beut: Pas vështirësisë, vjen lehtësimi

Presidenti Meta shtoi gjithashtu se tani është e qartë se presidenti është një armik i oligarkisë dhe shtoi se është shumë i lumtur për këtë.

Meta theksoi se shteti po u bën presion qytetarëve dhe se rregullat e pandemisë po shkelen nga qeveria dhe nga oligarkët e lidhur me pushtetin.

“Mua me pëlqen te flas me fakte dhe nuk me pëlqejnë mashtrimet. Ky është një shkrim i gazetës Tema i porositur nga kryeoligarku për takimet e mia në Selenicë. Sa herë jemi takuar ne bashkë në mes të ditës kur kemi qenë në mes të Vlorës. Pse përpiqen këta që të krijojnë një mashtrim publik sikur Meta vinka natë dhe fshehurazi. Ka frikë nga ndonjëri në Vlorë? A e dini sa drejtorë hipotekash ndërrohen në Vlorë? Unë i kam ndërruar? Hajde shkojmë deri në Dhërmi dhe të dëgjojmë pronarët se sa dëme janë bërë. Presidenti i ka bërë këto që mbron të drejtat e qytetarëve?

Ne tani e kemi të qartë se presidenti është një armik i oligarkisë dhe jam shumë i lumtur për këtë. Të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë se oligarkia mbron median e gënjeshtra duke kërkuar që t’i trajtojnë shqiptarët si idiotë dhe të pranojnë çdo gënjeshtërt dhe të mbrojnë një regjim që ka zhbërë kushtetutën e vendit dhe i mban qytetarët nën terror. Dy vajza humbën babain në spital, por në vend që të hetohej çështja, nuk u la që as të qajnë babain. Gjobitet inxhinieri në Durrës për një aktivitet, i vihet gjobë 50 milionë lekë për të bërë terror. A është normale? Ne e dimë shumë mirë se si respektohen standardet e pandemisë nga qeveria dhe si shkelen nga oligarkët dhe ata që janë të lidhur me pushtetin. Ky është shteti i presionit dhe i poshtërimit të qytetarëve. Rënia e regjimit të bazuar te gënjeshtërt është thjeshtë çështje procedure”.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas