Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ministres Elisa Spiropali, e cila tha se Presidenti po dekoron të vdekurit, për të marrë vota për partinë e tij.
Meta, shprehet se nuk ka idhull Eskobarin, por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë.
Spiropali pas deklaratës ku tha se Meta po ngre çështje nga varri për të marrë kockat si vota me një tufë varrmihësish, u përball me kritika edhe nga drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu dhe analisti Baton Haxhiu.
Statusi i Metës:
“Zotërinj dhe Zonja palaço!
Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë!”, shkruan Meta.
Ndërkohë mbrëmjen e kësaj enjtje, Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një ndër lideret që është i lidhur me persona që kanë rekorde kriminale.
LEXO EDHE:
Të dekoruarit nga Presidenti – Spiropali shpërthen në fyerje ndaj atdhetarëve