Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhej sot në qytetin antik të Bylisit.
Në Facebook kreu i shtetit ka postuar një video ku shihet teksa këndon me grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi”.
Mesazhi që jep kreu i shtetit, është se nuk do lejojmë askënd të na cenojë identitetin tonë kombëtar.
Postimi i plotë
Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”.
Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë.
Malet tona më të larta! 🇦🇱