Aktualitet

Meta jep detaje nga takimi me Yuri Kim: SHBA, partner strategjik për Shqipërinë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 27/01/20 |
mapo.al

Presidenca ka dhënë detaje nga takimi i kreut të shtetit Ilir Meta me ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti Meta e uroi Ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.


“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, – ka theksuar kreu i shtetit. “Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij të plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik”, thuhet në njoftimin e Presidencës të shpërndarë për mediat.



Ndërkohë, vetë kreu i shtetit ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas takimit me ambasadoren e re të SHBA. Kreu i shtetit ka dhënë detaje nga ky takim, duke theksuar se SHBA-të mbeten një partner strategjik për Shqipërinë.


<
>
A7A2AD2D-A355-4C62-AA87-1489A8E4DE2F 13E91FDC-D605-434A-BFE0-F33997E4A777 720EB688-CC67-4832-9166-9BD90BC87181 20620579-42A9-4767-9814-F846873D7AE6

I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan Meta, bashkëngjitur videos nga takimi me ambasadoren e SHBA.


Etiketa: ,

Pas