Aktualitet

Meta: Ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10, te votimi elektronik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:59 - 15/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i shtetit tha se ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10 në Tiranë për të deformuar zgjedhjet, ku do jetë votimi i vetëm elektronik në vend





Mes të tjerash, Meta u pyet nëse ka krisje të LSI në Qarkun e Vlorës, por përgjigjja e tij ishte e prerë dhe e shkurtër, që ka zero interes për këtë parti në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë.


“Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe e dini, kështu që i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të mos intimidohen.





Ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10, te votimi elektronik, që do jetë votimi i parë në Tiranë. Ka shumë skenarë. Ju kam dhënë fjalën që më 25 prill do të triumfojë referendumi, në thelb të së cilit janë liria dhe demokracia”-tha Meta.

Lexo edhe :  SMS fyese në emër të Presidentit, Meta: Më hakoi një grup kriminal, do hetohet


1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas