Aktualitet

Meta kallëzon sërish Dvoranin në SPAK: Grushti i shtetit do shpartallohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:13 - 18/02/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kallëzimin penal shtesë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Në një reagim, kreu i shtetit shqiptar paralajmëron për të tjerë zyrtarë, që sipas tij janë të implikuar në grushtin e shtetit.


“Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani. Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale”, shkruan Meta në Facebook.



Presidenti Meta garanton për atë që ai e quan grushti i shtetit, do të shpartallohet në mënyrën më shembullore. Si prova shtesë, Meta ka publikuar dy letërkëmbimet mes kryetarit të Kuvendit dhe KED, ku sipas kreut të shtetit Dvorani, në cilësinë kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka shtrembëruar faktet me qëllim që t’i marrë presidentit propozimin për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.


 

 

PROVAT SHTESË:

 

Kryetari i Kuvendit i kërkon informacion KED

 

 

Kryetari i KED i pergjigjet Kryetarit të Kuvendit

Postimi i Metës
Të dashur qytetarë,
Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!

LEXO EDHE: 

Zëdhënësi i Metës me paralajmërim të fortë: Parlamentin do e shpërndajë populli


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas