Presidenti, Ilir Meta, deklaroi sot nga Presidenca se po aq e rëndësishme sa mosprekja e votës së subjekteve politike është edhe ajo për kandidatët.
Në konferencën për mediat, Meta tha se ka informacione se kandidatët në PS kanë nisur luftën për t’i marrë vota njëri-tjetrit.
Ndaj porositë i pati të qarta për komisionerët e subjekteve politike, veçanërisht të opozitës që të monitorojnë çdo gjë deri në mbylljen e numërimit.
“Nuk preket asnjë votës as e opozitës dhe as e PS. Do të bëj thurrje të tjera për komisionerët dhe numëruesit. Përfaqësuesit e PD dhe LSI në gjithë vendin jo vetëm që kanë për detyrë të mbrojnë çdo votë. Nuk preket asnjë votë e opozitës as e PS-së dhe i bëj thirrje dhe komisionerëve dhe numëruesve. Ata kanë detyrë të mbrojnë të gjitha votat. Votat e opozitës janë të rrezikuara dhe të këcënuara por do të jenë të paprekshme.
Pasi pasi të përfundojë numërimi i mandateve për partitë ekziston rreziku që opozita nga euforia e fitores dhe njerëzit e saj të nënvlerësojnë procesin tjetër shumë të rëndësishëm për standardin e zgjedhjeve. Kam informacion se brenda PS kandidatët kanë nisur luftën e madhe për ti marrë votat e njëri-tjetrit psai e dinë se vendosja e emrave në lista ka pasur qëllime të tjera dhe në këtë kuadër përgatitin për të përpunuar njerëz të opozitës me qëllim që të tolerojnë tek numërimi i votave të kandidatëve të PS-së.
Kjo do të ishte një gabim i rëndë dhe do të jetë njësoj i dënueshëm. Çdo votë do të jetë siç e jep populli. Për çdo forcë politike, nga 12 që janë aty dhe për çdo kandidat brenda çdo force politike.Kjo është e vetmja rrugë që të shpëtojmë imazhin e zgjedhjeve. Unë i druhem lodhjes. Ata që kanë marrë këtë detyrë duhet ta kenë nivelin e përqëndrimit 101 % sepse në Kuvendin e ri dhe në opozitën e re që do të vijë duhet të vijnë ata që gëzojnë besimin e elektoratit që i kanë mbetur PS dhe jo marifetçinjtë që blejnë vota brenda partisë së tyre”, u shpreh Meta.
Sa i takon votimit elektronik në njësinë 10, Meta insiston se ka informacione për ndërhyrje dhe rreziku ekziston.
“Kam marrë informacion se ka përpjekje për këtë çështje. Unë i referohem një denocimi konkret nga një qytetar për rrezikun e ndërhyrjes tek njësia 10 në Tiranë ku do të bëhet votimi elektronik. Sipas ekspertëve të IT që jam konsultuar rreziqet janë të mundshme.
Zoti Celibashi ka dhënë siguri që kjo gjë nuk ndodh por unë kam marrë informacion që ka përpjekje për këtë çështje. Edhe përpjekja për të penguar ardhjen e emigrantëve është një përpjekje për të përdorur emrat e tyre në mënyrë fiktive. Apo dhe përpjekja për mos lejuar të gjithë ata që po vuajnë nga pandemia për të votuar. Prapë është një përpjekje tjetër për të bërë marifete dhe këtë gjë opozita e ka të qartë“, tha Meta.