Presidenti Ilir Meta e mbylli intervistën me Blendi Fevziun duke komentuar letrën e publicistit Baton Haxhiu, i cili i kërkonte dekretimin e Gent Cakajt.
Meta tha se ka njohur dikur një person me emrin Baton, por ai nuk ekziston më. Kurse Baton Haxhiu tha se Meta ka një qetësi irracionale pasi po shkel Kushtetutën.
Haxhiu tha se Metën e ka pasur mik, por tani nuk është më dikur. Haxhiu tha se Meta ka përdorur bisedën me të për të ngritur argumentet për çështjen e kufijve. Haxhiu tha se ai e ka prezantuar vetë Gent Cakajn tek kabineti qeveritar.