Aktualitet

Meta: Kemi nisur punën për ngritjen e Kushtetueses, Reforma Zgjedhore kusht për negociatat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 06/07/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta tha se prej kohësh ka nisur puna për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nënvizoi faktin se institucioni i Presidencës ka frymë bashkëpunuese me instancat e tjera.


Deklaratën kreu i shtetit e dha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët.


“Ne kemi nisur punën prej kohësh. Kemi frymë bashkëpunuese me të gjithë institucionet dhe ua kemi bërë të qartë pikave tona të kontaktit”, u shpreh Meta.


Kreu i shtetit tha se opinionin me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese ua ka dorëzuar të gjitha institucioneve, ndërsa i kërkoi KED që të shqyrtojë kandidaturat për 3 vendet vakante në Kushtetuese.


Të gjitha institucioneve u përcolla, opinionin e Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Kushtetueses për rëndësinë e bashkëpunimit institucional. Rekomandimet e tij duhet të adresohen. Jo vetëm deklaroj mbështetjen e KED, duhet të mbyllë pa vonesë shqyrtimin e kandidaturave për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Pavarësisht se ka përplasje mes palëve për votimin e draftit të reformës zgjedhore, ku opozita parlamentare duket e vendosur për mosvotimin e saj, presidenti Ilir Meta vendosi dhe njëherë theksin tek rëndësia e kësaj reforme.

Meta u shpreh se miratimi i zgjedhores është hapi më i rëndësishëm për çeljen e negociatave e cila do t’i hapte rrugë edhe plotësimit të kushteve të tjera.

“Dua të theksoj edhe njëherë tjetër rëndësinë të ruajtjes së prioritetit të plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave ku padyshim që miratimi i reformës zgjedhore është kushti i parë formal e më pas të vijohet me kushte të tjera që nuk janë vetëm formale por janë përmbajtësore që kanë të bëjnë dhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri“, vijoi kreu i shtetit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas