Aktualitet

Meta: Keqardhje për mbylljen e ambasadës shqiptare në Sarajevë, kam qenë kundër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 05/10/20 |
mapo.al

Kreu i Presidencës së Bosnje-Hercegovinë, Sherif Xhaferoviç në një konferencë të përbashkët me Presidentin Ilir Meta ka thënë se Bosnje-Hercegovina do të hapë ambasadën në Tiranë.






Ai theksoi se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Shqipëria për të rritur marrëdhëniet e bashkëpunimit me njëra-tjetrën.


Edhe vetë presidenti Meta theksoi se kjo është një lëvizje e duhur dhe se ishte kundër mbylljes së ambasadës shqiptare në Sarajevë, dhe i kërkon qeverisë aktuale në Shqipëri ta rihapë para 25 prillit.





Pas zgjedhjeve Meta siguron se do të hapet patjetër ambasada shqiptare në Bosnje-Hercegovinë.



“Republika e Shqipërisë dhe Bosnjes janë të lidhura me marrëdhënie të mira, nuk kemi çështje të hapura mes nesh. Jemi të lidhur me aspiratat tona euro-atlantike, dhe për të zhvilluar rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore. Mund të bëjmë më mirë, të përmirësojmë, dhe besoj se s’kemi përdorur të gjitha mundësitë për të rritur bashkëpunimin.



Ndoshta është fakti se Bosnja-Hercegovina aktualisht është pa një ambasadë në Tiranë, dhe e njëjta gjë edhe Tirana s’ka ambasadë në Sarajevë. Presidenca e Bosnjes mori vendim për të hapur ambasadë në Tiranë. Dhe besoj që ky akt do të ndihmojë e përmirësojë marrëdhëniet. Presim që Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë për ambasadën. Shkëmbimi tregtar, marka boshnjake nuk është afër mundësive tona. Duhet të fuqizojmë bashkëpunimin në bujqësi, prodhimit ushqimor, energjisë elektrike, ndërtim dhe fusha të tjera. Bosnja ka treguar se me investimet e kompanive boshnjake këtu në Shqipëri janë të afta për projekte të mëdha. Mundësitë në turizëm janë të mëdha.

S’janë përdorur në potencialin më të madh. Duhet të bëjmë, për t’u lidhur nëpërmjet detit dhe turizmit malor kur kemi të bëjmë me Bosnje-Hercegovinë. Ka shumë çështje të tjera që kemi diskutuar gjatë takimit, dhe pas kësaj vizite pa ftesës nga z/Meta. Ju falënderoj shumë se i keni dhënë Bosnjes statusin e minoritetit. Boshnjakët e respektojnë këtë vend, ku jetojnë. Ata respektojnë shtetin nga i cili kanë ardhur. Duan ta ruajnë identitetin e tyre. Vijoni të zhvilloni marrëdhënien, se do jetë kënaqësi për gjithë ne.

Uroj Shqipërinë që bashkë me Maqedoninë e Veriut do hapin negociatat. Dhe kjo është shumë e rëndësishme Integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor duhet të vijë në vend të parë për Bosnje-Hercegovinën. Mbështesim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Të kemi një zgjidhje të pranueshme, dhe Bosnje-Hercegovina respekton iniciativat që respektojnë integritetit territorial”, u shpreh Sherif Xhaferoviç.

Lexo edhe :  Atentatet mafioze, Meta: Të zbardhen sa më shpejt vrasjet, ndëshkim autorëve

Ndërkohë presidenti Meta, ka shtuar: “S’kam qenë dakord për mbylljen e ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë. Shqipëria duhet ta japë rolin për stabilitet e paqe në rajon. Bosnja është shtet shumë i rëndësishëm, dhe Shqipëria respekton sovranitetin dhe integritetin e Bosnjes, dhe madje kemi dhe komunitet shqiptar aktiv aty. Kemi kaq shumë mundësi, dhe qëllime të përbashkëta sa duhet të ecim me një rritëm në konkretizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që qeveria të hapë para 25 prillit, sepse pas 25 prillit do të hapet patjetër ambasadë në Sarajevë”.

1


Etiketa: , , , ,

Pas