Kryesore

Meta kërkoi tri herë të takojë Sandër Lleshin…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:22 - 06/11/18 |
mapo.al

Pse nuk pranoi Ilir Meta të dekretojë Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm?






Burime nga presidenca thanë për “Panorama”, se kreu i shtetit ka kërkuar tri herë të takojë gjeneral Lleshin edhe nën tagrin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por Lleshi i është përgjigjur vetëm pasditen e orës 17:00 të së dielës, vetëm pasi Meta ishte takuar me Kryeministrin Rama. Për këtë sjellje të gjeneral Lleshit, Meta ka dhe një mesazh në reagimin përmes zëdhënësit.


“Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit të institucionit që përfaqëson si kryetar i shtetit, komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Republikës. Pikëpyetja e madhe që ka shoqëruar këto ditë vendimin e Presidentit të Republikës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, është nëse kjo vendimmarrje ka qenë apo jo e mbështetur në Kushtetutë.





Burime të sigurta nga Presidenca konfirmojnë për “Panorama” se vendimi i Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm është kushtetues dhe është i mbështetur në ligj. Të njëjtat burime konfirmojnë se nga pikëpamja kushtetuese ka pasur pengesë për emërimin e Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi me vendim gjykate ai mban ende detyrën e gjeneralit aktiv dhe paguhet nga shteti shqiptar. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 12606 datë 17.12.2013, Sandër Lleshi fitoi betejën ligjore me ish-Presidentin Nishani për t’u kthyer në detyrë në përputhje me gradën që mbante, por pavarësisht se rikthimi në detyrë nuk ka ndodhur që nga viti 2013, Lleshi paguhej nga Ministria e Mbrojtjes si gjeneral dhe njëkohësisht ushtronte detyrën e këshilltarit të Kryeministrit.

Lexo edhe :  Ambasadorja franceze në Tiranë, takim me kreun e PD Lulzim Basha


Neni 103 i Kushtetutës e ndalon ministrin të ushtrojë ndonjë veprimtari tjetër shtetërore veç detyrës që ai kërkon të marrë. Në rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ishte përballë kërkesës për dekretimin e një ministri që ende mbante detyrën e gjeneralit


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas