Aktualitet

Meta konfirmon takimin zyrtar me Bashën: Ramën do ta pres…






               Publikuar në : 22:31 - 26/06/19 |
mapo.al

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka pranuar ftesën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ata do të takohen nesër në orën 09:00.


Kujtojmëse e njëjta kerkesë per takim i është dërguar edhe Ramës, por ai e ka refuzuar takimin me Metën me pretendimin se është i zënë me fushatën.

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

Lexo edhe:

Letra/ Meta e fton në takim, Rama: Kemi zgjedhje, jam i zënë

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas