Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sërish një kërkesë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në të cilën i kërkon informacion për procedurat që janë ndjekur për mandatimin e deputetëve të rinj të Kuvendit.
Kjo letër është në vijim të korespondencës, pasi më herët KQZ-ja e kishte informuar Presidentin lidhur me numrin e mandateve dhe emrat e deputeteve që ndodhen aktualisht në Kuvend.
Në shkresën e dytë që mban datën 20 qershor, Presidenti i kërkon KQZ-së praktikën shkresore të administruar në KQZ për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë ku përfshihet dhe kopja e njoftimit të Kuvendit dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati.
Gjithashtu, Presidenti kërkohen dhe kopje të vendimeve të KQZ për dhënien e mandatit të kandidatit të radhës në listën shumëemërore për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri tani në Kuvend.