Presidenti Ilir Meta ka rikthyer konferencat e përjavshme me gazetarët nga Presidenca.
Në daljen e parë përpara mediave për sezonin e ri të politikës, kreu i shtetit ka folur sërish për ngritjen pa vonesa të Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen funksionale të Gjykatës së Lartë.
Meta kritikoi vonesat e shkaktuara nga KED në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese.
“KED ka shfaqur problematika e vonesa të pajustifikueshme. Të ngrihet pa vonesa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë”, u shpreh Meta.