Kryesore

Meta ktheu dekretin për portin privat në Porto Romano, PD: I shërben oligarkëve të Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:22 - 23/05/20 |
mapo.al

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në parlament “koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës”.






Në një deklaratë zyrtare, PD thotë se vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.


Sipas PD, ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, “hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve”.

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Ilir Dashit, Meta: Pikëllim, ikje e parakohshme






Në mbyllje thuhet se Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.



LEXO EDHE: 



Meta kthen dekretin për koncesionin e Porto Romanos

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas