Aktualitet

Meta kujton Lidhjen e Prizrenit: Frymëzim mbarëkombëtar sa herë kërcënohet sovraniteti







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 10/06/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, që ai e quan një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese të të gjitha kohërave.


Ai ka kujtuar udhëheqësit vizonarë dhe legjendarë të saj, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin etj.


Presidenti Meta e ka cilësuar Lidhjen e Prizrenit frymëzim mbarëkombëtar sa herë kërcënohet sovraniteti, liria e pavarësia.



Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta:


Në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, ku u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtet-formim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.


Ndaj sot, në 142-vjetorin e krijimit të Lidhjes, ne kujtojmë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme udhëheqësit vizionarë e legjendarë të saj, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë, nga rreziku shovinist dhe platformat e aneksimit të territoreve.

Vizioni, fryma patriotike, dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar, veçanërisht për rininë, sa herë kërcënohen Sovraniteti, Liria dhe Pavarësia.

Në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, June 9, 2020


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas