Aktualitet

Meta: Kuvendi, turpi më i madh, sa euro kanë marrë për të më shkarkuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:43 - 11/06/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij të parë pas shkarkimit nga Kuvendi ka mohuar që të jetë përfshirë në fushatë, ashtu sikurse pretendojnë socialistët. Meta tha se ka bërë fushatë vetëm për të mbrojtur zgjedhjet dhe se ftoi të gjitha forcat politike që të bashkëpunonin.






“Unë s’jam përfshirë në fushatë, kam bërë fushatë të hapur për mbrojtjen e zgjedhjeve. Janë ftuar të gjitha forcat politike që të bashkëpunojnë,” tha Meta.


Kreu i shtetit e ka cilësuar si turpin më të madh Kuvendin që votoi për shkarkimin e tij. Meta u kthye edhe njëherë pas duke kritikuar opozitën si një ndër përgjegjëset për formimin e këtij Kuvendi pasi dogjën mandatet.







“Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Në fakt s’ka ekzistuar asnjë sekondë. Është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë. Përjashtoj veten time nga ajo që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. Është një ndër faqet më të zeza dy vite Kuvend.



Lexo edhe :  23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Meta: Nderim dhe respekt ndaj veprës së tij

E nxorën edhe presidentin e Republikës në pritë sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën e Shqipërisë. Të votojnë në atë mënyrë sepse ju e dini që presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019 që do të shërbente për të shpallur opozitën organizatë terroriste.



Ju ka plasur cipa fare sa euro kanë marrë për shkarkimin e Presidentit. Donte të pushtonte gjykatën kushtetues me ata që betoheshin te noterja te Lana. Ishte presidenti që me qëndrimet e veta dhe populli i 2 marsit që frenoi atë proces pushtimi. Vendi shkoi drejt zgjedhjeve që garantojnë pluralizëm parlamentar.

Kam patur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj presidentit se ka penguar çdo veprim për të cenuar sovranitetin. Kanë shumë të drejtë se u mësuan keq me 120 deputetë kartonngritësa,” deklaroi Meta.

LEXO EDHE:

A do kthehet në krye të LSI pas korrikut 2022? Çfarë thotë Meta

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas