Aktualitet

Meta larg zhurmës politike në Tiranë, luan me top në Gjirin e Lalëzit (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 22/06/21 |
mapo.al

Ditët e nxehta të qershorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur t’i kalojë në bregdet, larg zhurmës politike të Tiranës.






Pasditen e sotme, Kreu i Shtetit është filmuar duke luajtur me top në plazh, në zonën e Gjirit të Lalëzit.


Në video Presidenti Meta shfaqet i relaksuar, ndërsa nuk e ka problem edhe privatësinë, pasi vendi ku ka zgjedhur të qëndrojë është i mbushur me pushues.







Kujtojmë që me 104 vota pro Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi nga detyra Presidentin e Republikës Ilir Meta, për shkelje të rënda të Kushtetutës pas propozimit të 39 deputetëve të maxhorancës dhe një raporti nga një komision i posaçëm.



Vendimi i Parlamentit për ta shkarkuar i ka kaluar edhe Gjykatës Kushtetuese, që do të vendosë për fatin e tij në krye të institucionit të Presidentit.

Lexo edhe :  "Të vijë Rama këtu", Alibeaj nuk e lëshon foltoren, ndërpritet sërish seanca


1


Etiketa: , , , ,

Pas