Aktualitet

Meta letër prokurorisë: Verifikoni emrat që Rama ka propozuar për ministra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:05 - 12/09/21 |
mapo.al

Një tjetër përplasje institucionale në horizont.






Vetëm pak ditë pas dekretimit të Edi Ramës si kryeministër, Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar prokurorisë së përgjithshme informacion mbi emrat që kryesocialisti ka propozuar në postet e ministrave të kabinetit qeveritar.


Por cili është thelbi i shkresës? Kreu i shtetit kërkon informacion që duhet të dalë nga verifikimi mbi pastërtinë e figurës për 16 emrat që janë propozuar për ministra të qeverisë “Rama 3”.







Shkresa e Presidentit drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme
“Presidenti Ilir Meta kërkon të informohet nëse dispononi të dhëna apo informacione mbi emrat e kandidatëve të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale, që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u iniciuar për secilin prej tyre.



Nëse për këta shtetas disponohen informacione të kësaj natyre, pa cenuar sekretin hetimor kërkojmë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm.

Lutemi që ky informacion të na përcillet brenda një kohe sa më të shpejtë. Pasi sikur ju e dini, Presidenti duhet të shprehet mbi këto emërime brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej kryeministrit” mbyllet shkresa.

Kryeministria e dërgoi dje shkresën me emrat për dekretim. Presidenti ka 7 ditë afat për t’u shprehur.

Tashmë dekretimi i qeverisë është në dorë të prokurorisë së përgjithshme, që duhet t’i kthejë përgjigje Ilir Metës pas verifikimeve.

Edi Rama në kabinetin e tretë që zyrtarizoi pak javë më parë vendosi që të mos bënte shumë ndryshime emrash.

Megjithatë, të vjetër apo të rinj, kreu i shtetit kërkon informacion mbi të gjithë kabinetin.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas