Aktualitet

`Listat e hapura 100 %`/ Meta: Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:19 - 25/07/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta në një status në Facebook shkruan se listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.


Më tej Meta duke mbështur listat e hapura, shprehet se populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.


Kreu i shtetit shton se edhe për zgjedhjen e Presidentit në te ardhmen duhet të zhvillohet me votë popullore.


Statusi i plotë


Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!

SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!


Etiketa: , ,

Pas