Aktualitet

Meta: Mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 13/11/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta deklaron se mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Kreu i shtetit iu referua caktimit të kandidates Arta Vorpsi automatikisht anëtare të Gjykatës Kushtetuese edhe pse ajo nuk u dekretua nga Meta, por për mazhorancën kreu i shtetit tejkaloi afatin 30 ditor, afat i cili sipas Metës nuk ekziston. Përmes kësaj lëvizje, tha Meta, mazhoranca po tenton të ketë nënkontroll gjykatën më të rëndësishme në vend.


“Parlamenti priti që t’i bashkojë të dyja vakancat bashkë vetëm dy ditë pasi kishte mbaruar afati kushtetues. Kemi të bëjmë me vakancë provokuese ndaj Presidentit nga elementë të mazhorancës. Në mënyrë që presidenti të vihej në këtë pozitë, ose të bënte një veprim që do ta anatemohej si shkelje të Kushtetutës, pra të firmoste edhe të tretën menjëherë, ose t’i bëhej një interpretim përmes marrëzive të tilla që këtij i ka kaluar afati dhe ta shpallim ne vetë, që të kemi një anëtar ne.



Kjo është mungesë përgjegjësie e Parlamentit. Presidenti e ka njoftuar zyrtarisht Kuvefndin, KED, Avokatin e Popullit për rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë që të gjithë të respektojmë Kushtetutën dhe të plotësojmë sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese. I drejtohem Kuvendit, sapo ju të zgjidhni vakancën tuaj, brenda 24 orëve unë do zgjidh vakancën tonë”, tha Meta.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas