Aktualitet

Meta mbështet protestën kundër HEC-it në Mirditë: Të ndalet masakra ekologjike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 12/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në mbështetje protestës së banorëve të Zall Gjoçajt në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i.






Në një shënim në rrjetet sociale, Meta shkruan se duhet të ndalohet menjëherë kjo masakër mjedisore.


Kreu i shtetit i bën thirrje prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme.





Meta e mbyll mesazhin e tij duke thënë se 25 prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.



“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.


Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.

Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!

25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor,” shkruan Meta.

Lexo edhe :  Mbledhja - Marku: Të nisim protestat. Basha: Betejën e vazhdojmë në Parlament

Pas protestës së një dite më parë kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, policia ka vënë në pranga katër persona, një prej të cilëve organizatori i kësaj proteste. Në pranga janë vënë edhe tre të rinj nga Kosova, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet edhe për 30 persona të tjerë.

Banorët protestuan dje pasi kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar ndërsa në mbështetje u erdhën edhe disa aktivistë nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Ata bllokuan Rrugën e Kombit dhe kjo solli përplasjen me policinë.

LEXO EDHE: 

Protesta kundër HEC-it në Mirditë/ 4 të arrestuar, 30 persona nën hetim

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas