Aktualitet

Meta: Mbrojtja e kulturës arbëreshe forcon marrëdhëniet Shqipëri-Itali





               Publikuar në : 17:18 - 09/11/19 |
mapo.al

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij “U’ jam Arbëresh”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi Komunën e Kazalvekios në rajonin e Puljas.


Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta bëri të ditur se 9 komuna të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos kanë marrë një nismë për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe.



Kreu i shtetit thekson se ndihet i lumtur që ka marrë pjesë në nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit nga ana e komunave të mësipërme. Ai pohon se ky është një tregues i qartë dhe që shërben për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.


Postimi i Ilir Metës

Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale.👏

I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.


Etiketa: , ,

Pas