Aktualitet

Meta me 3 gra që thyen tabu: E ardhmja u përket guximtareve!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 08/03/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka uruar për rastin e 8 Marsit të gjitha gratë, teksa ka bërë thirrje për mbështetje e promovim në jetën profesionale e publike, pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika.





Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se vetëm kështu Shqipëria do të jetë edhe më e bukur, më e dashur dhe frymëzuese.


Kreu i shtetit gjithashtu ka ndarë takimin me 3 gra që kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, të cilat 53 vite më parë thyen një tabu për kohën, duke u hedhur me parashutë, duke i cilësuar si shembuj, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme.




Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:


GËZUAR 8 MARSIN! E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTAREVE!


Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pata sot kënaqësinë e  veçantë të takoja tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme, Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat së bashku me shoqen e tyre Polikseni Vjeshta, kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra, të cilat 53 vite më parë thyen një tabu për kohën, duke u hedhur me parashutë.

Pedagoge dhe mësuese të përkushtuara të edukimit fizik për dekada ato kanë dhënë një kontribut të vyer për kalitjen sportive të brezave të rinj, duke e ruajtur edhe sot energjinë dhe entuziazmin e atyre viteve.

Ndaj së bashku me Florën, Dranen dhe Veziren dua të ndaj sot një urim të përzemërt për çdo nënë, grua, vajzë dhe motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

E ardhmja u përket Guximtareve!

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas